Hadithi i Tretë

 

Disa norma të pastërtisë

 

Transmeton Ebu Hurejra (radijallahu anhu) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush merr abdes, le ta pastroj hundën me ujë, dhe ai i cili merr taheret (pastrohet prej nevojës së vogël apo të madhe) me gurë le ta bëj tek (me 3,5 etj. Gurë), dhe kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi le ti pastroj duart e tij tre herë para se ti fus ato në ndonjë enë (me ujë) për shkak se ju nuk e dini se ku kanë qëndruar ato”

Ky hadith ka shumë dobi, dhe më poshtë do ti cekim dobitë e këtij hadithi.

1. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Nëse ndonjëri prej jush merr abdes” e ka për qëllim, nëse ndonjëri prej jush dëshiron të marr abdes. Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kur të filloj të marr abdes”

2. Pastaj pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “le ta pastroj hundën me ujë”. Fjala “Istinshak” e përmendur në hadith ka për qëllim që njeriu i cili merr abdes duhet ta fus ujin në hundë dhe pastaj ti fryj hundët.

Po ashtu kanë ardhur hadithe të tjera të cilat nxisin që uji të futet sa më shumë në hundë duke tërhequr ujin sa më thellë, pejgamberi s.a.s thotë: “Dhe tërhiqeni ujin në hundë sa më shumë përveç se nëse jeni agjërues”

Gjykimi i islamit për pastrimin e hundës gjatë abdesit është Vaxhib (e detyruar) dhe ky është mendimi i Hambelive dhe këtë mendim e kanë pas edhe shumë dijetar si: ESh-Shevkani (Allahu e mëshiroftë) i cili i ka përmendur disa argumente të cilat tregojnë për obligueshmërinë e pastrimit të hundës, prej tyre hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra (radijallahu anhu) se pejgamberi s.a.s ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi le të pastroj hundën e tij tre herë sepse shejtani flenë në fund të hundës së tij” ndërsa në një transmetim tjetër ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush zgjohet nga gjumi dhe merr abdes le ta shpërlaj hundën e tij”

Po ashtu transmeton Lekit ibn Sabura se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Dhe tërhiqeni ujin në hundë sa më shumë përveç se nëse jeni agjërues” Këtë hadith e ka bërë sahih Elbagaviu, Ibn Elkat-tan, En-neveviu dhe të tjerë, ndërsa Tirmidhiu ka thënë se hadithi është Hasen-Sahih.

 

 

 

 

Këto hadithe dhe hadithe të tjera vërtetojnë obligueshmërinë e pastrimit të hundës gjatë abdesit për shkak se është thënë në formën urdhërore, po ashtu pastrimi i hundës është plotësim i pastrimit të fytyrës e që është farz pastrimi i saj, po ashtu edhe sahabët të cilët kanë treguar mënyrën se si pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka marr abdes, kanë cekur shpëlarjen e gojës dhe të hundës.

Disa dijetar kanë thënë se pastrimi i hundës është sun-net gjatë abdesit dhe Gusllit. Disa prej tyre kanë thënë se pastrimi i hundës është sun-net gjatë abdesit ndërsa Vaxhib gjatë Gusllit, duke e argumentuar se ajeti në të cilën përmenden pjesët e trupit të cilat duhet njeriu ti pastroj gjatë abdesit nuk janë përmendur pastrimi i hundës dhe i gojës, por janë argumentuar me disa hadithe të cilat nuk bien në kundërshtim me hadithet të cilat i kemi cek më lart. Dhe nga kjo kuptojmë se pastrimi i hundës dhe gojës është vaxhib gjatë abdesit.

Pastrimi i hundës bëhet në këtë mënyrë: Duke e marr ujin me dorën e djathtë e fut në hundë dhe e tërhequr me hundë, pastaj i fryn hundët dhe e pastron me dorën e majtë, këtë e përsërit tre herë, dhe kjo duke u argumentuar me hadithin e Othmanit (radijallahu anhu) ku tregon formën se si pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) merrte abdes dhe thotë: “Pastaj futi dorën e tij të djathtë në ujë dhe futi ujin në gojë dhe hundë” (Buhari dhe Muslimi).

Po ashtu transmeton Aliu (radijallahu anhu) ku thotë: “Pastaj futi dorën e tij të djathtë në enën me ujë dhe e mbushi gojën e tij me ujë dhe e shpërlau gojën, pastaj futi ujin në hundë dhe me dorën e majtë pastroi hundët, dhe këtë e përsëriste tre herë”

3. Po ashtu shpëlarja e hundës është edhe prej pastërtisë, dhe pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka numëruar prej gjërave të natyrshmërisë së njeriut, transmeton Muslimi dhe të tjerët nga Aisheja (radijallahu anha) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shkurtimi i mustaqeve, Lëshuarja e mjekrës, Përdorimi i misvakut, Larja e hundës me ujë, Pastrimi i nëngishtave, Mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat, Prerja e thonjve, Mënjanimi i qimeve nga vendet e turpshme. Pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës së madhe”. Transmetuesi thotë se e ka harruar të dhjetën, por, ka mundësi të jetë shpëlarja e gojës.”

Ibn Haxher (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Prej dobive të shpëlarjes së hundës është se kjo ndihmon në leximin e Kur'anit, pasi që pas shpëlarjes së hundës njeriu mund ti nxjerr me lehtësi shkronjat, po ashtu edhe njeriu i cili zgjohet nga gjumi largon shejtanin pasi të shpërlaj hundën.

 

 

 

 

4. Fjala ku pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “dhe ai i cili merr taheret (pastrohet prej nevojës së vogël apo të madhe) me gurë” Fjala “Istixhmar” e përmendur në hadith ka për qëllim pastrimin e organit gjenital me gurë nga urina, po ashtu pastrimin e prapanicës me gur nga nevoja e madhe.

Fjala ku pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “le ta bëj tek” fjala “tek” ka për qëllim si për shembull 3 apo 5 etj, dhe pastrimi me gur nuk bëhet me më pak se 3 gurë edhe nëse pastrimi mund të bëhet edhe pak se tre, dhe kjo duke u argumentuar me këtë hadith ku pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar të bëhet pak se tre gurë.

5. Duhet ta dimë se pastrimi me gurë është një prej metodave të pastrimit nga nevoja e vogël apo e madhe. Islami ka sqaruar në detaje këtë çështje. Transmeton Muslimi nga Selman el Farisi (radijallahu anhu) se idhujtarët i kishin thënë atij: “Po e shohim se shoku juaj (Muhamedi (salallahu alejhi ue selem)) po ju mëson juve edhe çështjet e tualetit (WC-së)? Ky ju ka përgjigjur: “Po, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) na ka ndaluar të pastrohemi me dorën e djathtë, po ashtu të kryejmë nevojën e vogël apo të madhe në drejtim të kibles apo të ja kthejmë shpinën kibles, po ashtu na ka ndaluar të pastrohemi me bogla dhe eshtra, po ashtu ka thënë: “Mos të pastrohet ndonjëri prej jush me më pak se tre gurë”

 

            Pastaj duhet ta dini se kryerja e nevojës i ka disa rregulla, prej tyre:

-    Nuk i lejohet njeriut të merr me vete diçka nga Kur'anin ose diçka që ka në te përkujtimin e Allahut xh.sh.në ndonjë vend ku dëshiron të kryej nevojën pa marr parasysh se a është ndonjë vend i mbyllur apo në ndonjë vend të hapur. Transmeton Enesi (radijallahu anhu) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur hynte në tualet (WC) e hiqte unazën e tij” Tirmidhiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë se hadithi është Hasen-Sahih-Garib, dhe ai e hiqte unazën e tij sepse në unazë ishte e shkruar “Muhamedi është i dërguar i Allahut”. Nëse në ndonjë flet apo diçka tjetër që është i përmendur emri i Allahut xh.sh., nëse është i mbuluar me diçka sikurse p.sh të futet në xhep atëherë lejohet të shkohet me të në tualet.

-    Prej rregullave po ashtu është edhe të bërit dua para se të hyj në tualet, transmeton Enesi (radijallahu anhu) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur hynte në tualet thoshte: “Allahumme in-ni eudhu bike minel hubthi vel habaith”

-    Sun-net i pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) është edhe kur të hyhet në tualet të hyhet me këmbën e majtë për shkak se çdo gjë që është e mirë duhet filluar me të djathtën ndërsa pasi që po hyn në një vend të ndyrë duhet hyrë me këmbën e majtë, transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Aisheja (radijallahu anha) se ka thënë: “Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) i pëlqente të fillonte me të djathtën në çdo punë, si në pastërti, krehjen e flokëve po ashtu edhe në mbathje”

-    Preferohet për ata të cilët kryejnë nevojën e madhe apo të vogël në ndonjë ambient të hapur të largohen dhe të fshihen nga sytë e njerëzve deri në atë largësi sa që të mos i dëgjohet atij zëri dhe mos ti ndihet era, dhe mbulesa mund të bëhet me çfarëdo metode edhe sikur të jetë ndonjë mur etj. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga El-mugire ibn Shu'be (radijallahu anhu) se ka thënë: “Kam qen me pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) në një udhëtim dhe u largua pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) deri sa nuk e shihja më dhe kreu nevojën e tij”. Po ashtu transmeton Elmugire se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur dëshironte të kryente nevojën e madhe u largonte (shumë nga ne)” Imam Neveviu ka thënë se hadithi është Sahih.

- Po ashtu transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe të tjerë nga Ebu Hurejra (radijallahu anhu) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ai i cili obligohet ta kryej nevojën e madhe le të fshihet pas ndonjë mbulese e në çoftë se nuk ka mundësi përveç se ti mbledh një grumbull dhé, le ta bëj këtë” Imam Neveviu ka thënë se hadithi është Hasen (mirë).

-    Prej rregullave të kryerjes së nevojës është edhe mos drejtimi nga kible po ashtu edhe të mos t'i kthehet shpina kibles gjatë kryerjes së nevojës. Shumica e dijetarëve e ndalojnë këtë nëse njeriu kryen nevojën në ndonjë ambient të hapur duke u argumentuar në hadithin që e transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra (radijallahu anhu) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të ulet për të kryer nevojën mos të kthehet në drejtim të kibles dhe mos të ja kthej shpinën asaj”

Ndërsa nëse është brenda ndonjë objekti nuk është e ndaluar, mirëpo është e urrejtur, transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Omeri (radijallahu anhu) se ka thënë: “Njerëzit po thonë se kur të ulesh për të kryer nevojën mos të kthehet në drejtim të kibles dhe mos të ja kthej shpinën asaj, ndërsa unë kam shkuar tek shtëpia e Hafsës (radijallahu anha) për një nevojë që kisha dhe e kam par pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) se kryente nevojën në drejtim të Shamit ndërsa shpinën e kishte të kthyer kah Qabeja”

Për këtë shkak shumica e dijetarëve e kanë ndaluar të drejtuarit nga kibla po ashtu edhe të mos ju kthehet shpina kibles gjatë kryerjes së nevojës kur njeriu është në ambient të hapur, kështu i kanë bashkuar argumentet.

-    Prej rregullave të kryerjes së nevojës është edhe që nevoja të mos kryhet në ujërat të cilat njerëzit i mbushin për pije, apo në bunare, po ashtu ndalohet të kryhet nevoja në rrugë ku kalojnë njerëzit etj.

-     

-    Transmeton Muslimi se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ruajuni nga dy gjëra të mallkuara (që nëse njeriu i bën ato është i mallkuar)” të pranishmit i thanë: Cilat janë ato dy gjëra o i dërguar i Allahut? Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Ai i cili kryen nevojën në ndonjë rrugë të njerëzve apo në ndonjë hije të tyre (hije nën të cilën pushojnë njerëzit)”

-    Po ashtu është e urrejtur të kryhet nevoja në ndonjë birucë, apo vrima në tok, transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu me zinxhir Hasen (mirë) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar të urinohet në birucë (vrimë)”, po ashtu është e urrejtur të urinohet në vendin ku njeriu lahet po ashtu është e urrejtur të urinoj njeriu në këmbë përveç se për ndonjë arsye.

6. Duhet që njeriu të pastrohet pas kryerjes së nevojës së vogël apo të madhe, të pastroj vendin me ujë apo me gurë etj. Më e mira është që njeriu të pastrohet me ujë, transmeton Ibn Maxhe, Ed-darakutni dhe Bejhakiu me sened (zinxhir) të vërtetë nga Xhabiri, Ebu Ejubi dhe Enesi (radijallahu anhum) se kanë thënë: Ajeti ku Allahu i Madhëruar thotë: “Prej tyre ka burra të cilët kanë dëshirë të pastrohen” për këtë ajet pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “O ju Ensar, Allahu i Madhëruar ju ka lavdëruar juve për pastërti. Si pastroheni ju? Ata thanë: Marrim abdes për namaz, marrim gusëll nga xhunubllëku dhe pastrohemi nga nevoja e madhe apo e vogël me ujë. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Për këtë shkak ju ka lavdëruar Allahu, praktikojeni këtë”

Ashtu siç bën të pastruarit me gurë bën të pastrohet edhe me gjëra të cilat janë të ngjashme me to, e ato janë çdo send i ngurtë i pastër i cili largon papastërtinë dhe përdorimi i saj nuk është i ndaluar, si p.sh pallomat etj.

Nuk lejohet të përdoren për pastrim gjërat e papastra si p.sh boglat e kafshëve apo ndonjë gur i fëlliqur, transmeton Buhariu nga Abdullah ibn Mesudi (radijallahu anhu) se ka thënë: Shkoi pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) për të kryer nevojën e madhe dhe kërkoi nga unë që të ja sjell tre gurë, dhe unë i gjeta vetëm dy gurë dhe të tretin nuk e gjeta dhe në vend të tij i solla një bogël, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i mori dy gurët ndërsa hodhi boglën dhe tha se kjo është e fëlliqur”

Po ashtu nuk lejohet të pastrohemi me kockat (eshtra), transmeton Tirmidhiu nga Abdullah ibn Mesudi (radijallahu anhu) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Mos u pastroni (nga urina) me kockat (eshtra) e as me bogla sepse ato janë ushqime të vëllezërve të juaj nga xhinët”

Me eshtra krahasohen edhe të gjitha ushqimet tjera, po ashtu nuk bëhet pastrimi me gjëra të cilat nuk largojnë ndyrësirën si p.sh me xhama etj.

Po ashtu nuk lejohet të bëhet pastrimi nga nevoja e madhe apo e vogël me gjëra në të cilat janë shkruar gjëra të islamit, ndërsa nëse ka shkrime jo islame, është e urrejtur mirëpo nuk ndalohet.

7.  Dijetarët kanë cek se njeriu duhet të pastroj organin gjenital nga urina deri sa të bindet se nuk i ka mbetur asnjë ndyrësirë. transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abasi (radijallahu anhume) se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka kaluar pran dy varrezave dhe ka thënë: “Këta dy po dënohen dhe nuk po dënohen për gjë i madhë,po me te vërtet është i madhë njëri prej tyre nuk është ruajtur nga urina ndërsa tjetri ka bartur fjalë” në një transmetim tjetër ka thënë: “Nuk është ruajtur nga sytë e njerëzve kur ka urinuar”

8. Fjala ku pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi le t'i pastroj duart e tij tre herë para se ti fus ato në ndonjë enë (me ujë) për shkak se ju nuk e dini se ku kanë qëndruar ato”

Nga kjo nxjerrim disa dispozita:

-          Ai i cili ngrihet nga gjumi nuk i lejohet të fus dorën e tij në ndonjë enë me ujë apo në ndonjë gjë të lëngët, kjo nuk i lejohet ta bëj deri sa ti laj duart tre herë, kjo për shkak se në shumicën e rasteve gjumi është i gjatë dhe duart e njeriut prekën trupin e tij gjatë fjetjes, dhe ka mundësi që ai gjatë fjetjes ka prekur vendet e ndyra dhe ai nuk e din, për këtë shkak duhet që ai ti pastroj duart.

Pastaj dijetarët kanë folur se pas cilës fjetje duhet njeriu ti pastroj duart, a është pas çdo gjumi që e bën njeriu gjatë ditës dhe natës apo vetëm pas gjumit të natës? Shumica e dijetarëve kanë thënë se pas çdo gjumi që e bën njeriu duhet që pasi të zgjohet ti laj duart tre herë duke u argumentuar me hadithin e lartpërmendur ku pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi” dhe këtu është përmendur gjumi në përgjithësi duke mos e veçuar gjumin e natës nga ai i ditës. Ndërsa imam Ahmedi dhe Davud Edh-Dhahiriu kanë thënë se qëllimi i gjumit në hadith është vetëm gjumi i natës duke u argumentuar me fjalën ku pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në të njëjtin hadith thotë: “për shkak se ju nuk e dini se ku kanë fjetur ato”, dhe fjala “fjetur” në shumicën e rasteve përdoret për fjetjen e natës, po ashtu këtë mendim e përforcon edhe hadithi tjetër që e transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi i natës…”

  Dhe ky mendim është më i saktë.

 

 

 

-          Larja e duarve a është Vaxhib (e obliguar) apo Mustehab (e preferuar)?

Për këtë çështje janë dy mendime të dijetarëve, ajo e cila mendojmë se është më e sakta, është se pastrimi i duarve është obligim, duke u bazuar në vet urdhrin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) në hadith, dhe urdhri tregon për obligueshmërinë e kryerjes së veprimit.

-          Disa dijetar duke u argumentuar me këtë hadith kanë thënë se ky hadith lejon që njeriu të jetë më i kujdesshëm në adhurime nëse lind ndonjë dyshim me kusht që kjo mos të kaloj në vesvese.

Add comment

Security code
Refresh